Viva Fresh Store hap konkurs pune për pozitën Arkatar/e në Obiliq.
Detyrat e punës
- Mirëpritja dhe shërbimi ndaj konsumatorëve
- Menaxhimi i cash-it dhe i hapësirës punuese, mirëmbajtja e arkës
- Kontrolli i afateve dhe deklarimi i tyre te eprori sipas rregullores së brendshme
- Pjesëmarrja në procesin e mbushjes, duke respektuar metodën FIFO dhe planogramin
Kualifikimet
- Përvojë në retail / shitje me pakicë në pozitë të ngjashme
- Aftësi për punë ekipore dhe individuale
- Përkushtim dhe etikë në punë
- Shkollimi dhe trajnimet relevante janë përparësi
- Person energjik, entuziast për punë, me qasje pozitive dhe dëshirë për zhvillim profesional
Çka ofrojmë
- Vetëm 5 ditë pune në javë – 2 ditë pushim për balancë më të mirë jetë/punë
- Sigurim shëndetësor
- Mundësi reale për avancim dhe zhvillim në karrierë
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh
Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësi të shkëlqyera për rritje profesionale. Konkursi është i hapur deri më 30.11.2026.