Përshkrimi
Zhvilloni karrierën tuaj me T&XH sh.p.k.
T&XH sh.p.k. po zgjeron stafin teknik në Tiranë.
Kompania kërkon një profesionist/e në rolin Inxhinier/e Ndertimi Zyre.
Kandidati/ja duhet të ketë më shumë se 3 vite përvojë në ndërtim dhe të jetë në gjendje të menaxhojë kostot, afatet dhe dokumentacionin e projekteve.
Detyrat
- Të shqyrtojë projektin dhe të hartojë preventivin e detajuar për vlerësimin paraprak të kostos së objektit.
- Të përgatisë planin e hollësishëm të punimeve bashkë me Menaxherin e Projektit dhe të monitorojë realizimin e tij.
- Të trajtojë shmangiet që shfaqen gjatë projektit.
- Të verifikojë që punimet kryhen sipas standardeve të kompanisë dhe KTZ.
- Të përgatisë libreza masash dhe situata të pjesshme, mujore dhe progresive.
- Të mbikëqyrë shpenzimet dhe përputhjen e punimeve me preventivin.
- Të bashkëpunojë me njësitë përkatëse për përcaktimin dhe analizën e kostove të projektit.
- Të hartojë specifikimet dhe metodologjinë për secilin proces pune.
- Të administrojë aspektin teknik të kontratave të sipërmarrjes.
- Të analizojë tregun për furnitorë e kontraktorë, të negociojë dhe të lidhë kontrata për punime.
- Të përgatisë dokumentet e projektit dhe raportet periodike për përparimin e projekteve.
- Të ndjekë procedurat pranë institucioneve përkatëse.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor dhe Master në Inxhinieri Ndërtimi (profili Ndërtim ose Transport).
- Përvojë mbi 3 vite në sektorin e ndërtimit.
- Njohuri të paketës MS Office, MS Project dhe AutoCAD.
- Njohje e gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht).
- Aftësi të shkëlqyera për kontroll, mbikëqyrje, raportim menaxherial dhe menaxhim të performancës.
- Ndjekja e kurseve/trajnimeve profesionale konsiderohet përparësi.
Tiranë | "Qendra e Biznesit Pajtoni", Rruga Dytësore Tiranë–Durrës, km 1
Nëse njihni dikë të përshtatshëm për këtë rol, mund ta ndani njoftimin me të.
T&XH sh.p.k.
Kompania ndërton sipas standardeve dhe synon të vendosë standarde të reja.