INXHINIER/E NDËRTIMI – ZYRË
Nëse ke mbi 3 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit dhe di të mbash nën kontroll kostot, afatet dhe dokumentacionin e një projekti, duam të të njohim.
Roli
- Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për kalkulimin e kostos paraprake të objektit
- Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe ndjekja e ecurisë së tij
- Menaxhimi i devijimeve në projekt
- Kontrolli i zbatimit të punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ
- Përpilimi i librezave të masave dhe i situacioneve pjesore, mujore e progresive
- Kontrolli i kostove dhe i përputhshmërisë së punimeve me preventivin
- Bashkëpunimi me strukturat përkatëse për përcaktimin dhe analizimin e kostove të projektit
- Përgatitja e specifikimeve dhe e metodologjisë për çdo proces pune
- Administrimi i pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes
- Hulumtimi i tregut për furnitorë dhe kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave të punimeve
- Përgatitja e dokumentacionit të projektit dhe e raporteve periodike mbi ecurinë e projekteve
- Ndjekja e procedurave në institucionet përkatëse
Kriteret
- Diplomë Bachelor dhe Master në Inxhinieri Ndërtimi (profili Ndërtim ose Transport)
- Mbi 3 vite eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit
- Zotërim i paketës MS Office, MS Project dhe AutoCAD
- Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht)
- Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikëqyrje, raportim menaxherial dhe menaxhim të performancës
- Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh
Vendndodhja: Tiranë | "Qendra e Biznesit Pajtoni", Rruga Dytësore Tiranë–Durrës, km 1