Përshkrimi
Kompania Triticum Food shpk po kërkon të angazhojë një Teknolog Ushqimor.
Veprimtaria e kompanisë është e përqendruar në prodhimin e produkteve të brumit.
Detyrat
- Të mbikëqyrë dhe të ndjekë zbatimin e procedurave për cilësi dhe siguri ushqimore në ndërmarrje, që nga lënda e parë deri te produkti i përfunduar.
- Të verifikojë lëndën e parë dhe çdo hyrje apo magazinim të mallrave.
- Të realizojë testime për çdo produkt të ri dhe për çdo proces të ri prodhimi, së bashku me kontrollet rutinë për secilin lot prodhimi.
- Të hartojë, të rishikojë dhe të miratojë specifikimet e produkteve si edhe etiketimet përkatëse.
- Të bashkëpunojë ngushtë me departamentet e tjera për koordinimin e punës.
- Të përgatisë dhe të përditësojë skedat dhe planet e punës në përputhje me sistemin e cilësisë të zbatuar në kompani, sipas kërkesave ose procedurave të reja në përdorim.
- Të monitorojë dhe të kryejë testime për materialet e paketimit dhe teknologjinë e përdorur në paketim.
- Të zhvillojë prova dhe eksperimente për mostrat e produkteve të prodhuara.
- Të mbajë marrëdhënie të mira profesionale me strukturat vendase të kontrollit ushqimor, si dhe me furnitorët dhe klientët.
- Të përgatisë raporte të rregullta për ecurinë e punës në periudha të ndryshme.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e teknologjisë ushqimore.