Përshkrimi
Kompania Triticum Food shpk, e angazhuar në prodhimin e artikujve ushqimorë, është në kërkim të një ekonomisti/eje. Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përfunduar studimet në degën Financë-Kontabilitet. Njohja e gjuhës italiane konsiderohet një plus gjatë vlerësimit të aplikantëve.
Detyrat
- Hedh faturat e blerjeve dhe të shitjeve në sistemin financiar.
- Përgatit raportet e përditshme mbi gjendjen dhe lëvizjet e fondeve në banka dhe në arkë.
- Organizojnë procesin e inventarizimit në fund të çdo muaji dhe krahason gjendjen kontabël me atë fizike.
- Bën rakordimin me palët e treta.
- Regjistron veprimet që lidhen me bankën dhe arkën.
- Mbulojnë funksionet dhe përgjegjësitë kryesore që lidhen me raportet e shoqërisë me organet tatimore dhe institucionet e tjera shtetërore.
- Kujdeset që të gjitha veprimtaritë e kompanisë të zhvillohen sipas politikave të përcaktuara nga punëdhënësi.
- Harton dhe i raporton punëdhënësit në kohën e duhur problematikat e caktuara që kompania has në marrëdhënie me klientët.
- Monitoron ecurinë e stokut dhe raporton mbi të.
Kualifikimet
- Diplomë në Financë dhe/ose Kontabilitet.
- Zotërim shumë i mirë i programeve financiare dhe i paketës Office.
- Njohuri të gjuhës italiane.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Shkathtësi të mira analitike, si dhe saktësi në përmbushjen e detyrave.
- Aftësi të mira kontrolli dhe organizimi.
- Iniciativë dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.