Përshkrimi
Trita Hospital po kërkon të angazhojë një Mjek të Përgjithshëm me përgatitje të specializuar në fushën e mjekësisë. Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira në marrjen e vendimeve, si edhe kapacitet për të drejtuar dhe organizuar ekipin në mënyrë efikase.
Detyrat
- Të ndjekë pacientin në vazhdimësi gjatë trajtimit dhe pas përfundimit të tij.
- Të kujdeset për mjekimin përkatës kur pacienti ka nevojë, të plotësojë recetën mjekësore dhe të jetë i/e gatshëm/me t’u përgjigjet pyetjeve dhe paqartësive të pacientëve, sipas gjendjes së tyre dhe grupmoshës.
- Të kryejë kontrollet e pacientëve dhe të vendosë diagnozën për të përcaktuar nevojën për trajtim.
- Të jetë i/e disponueshëm/me për ta informuar pacientin në çdo kohë.
- Të bëjë raportime të rregullta te supervizori.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Mjekësi, si kusht thelbësor.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira organizative dhe në menaxhimin e kohës.
- Të ketë aftësi të spikatura në vendimmarrje dhe komunikim.
- Të jetë i/e aftë të punojë me efikasitet edhe nën presion.
- Të ketë aftësi shumë të mira drejtuese dhe menaxheriale.