Përshkrimi
Trita Hospital është në kërkim të një Arketareje që të bëhet pjesë e stafit të saj.
Detyrat
- Pret pacientët dhe u komunikon atyre me profesionalizëm dhe etikë të lartë.
- Realizon të gjitha format e pagesës sipas procedurave standarde dhe në përputhje me kërkesat e pacientëve.
- Mbështet pacientët dhe kujdeset të kuptojë nevojat e tyre, duke ndihmuar në përmbushjen e tyre.
- Merr përsipër edhe angazhime të tjera që i caktohen nga departamenti përgjegjës, sa herë që kjo nevojitet për ecurinë e punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; përparësi ka Fakulteti i Ekonomisë.
- Të zotërojë njohuri për përdorimin e programit Financa 5.
- Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze dhe italiane.
- Të dijë të përdorë paketën Office.
- Të ketë përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Të posedojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt.