Përshkrimi
Trita Hospital, si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë së saj, synon të angazhojë një Koordinatore (Femër).
Detyrat
- Organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e stafit që raporton te ajo.
- Kujdeset për marrëdhëniet me klientët aktualë dhe gjen klientë të rinj për spitalin.
- Paraqet në mënyrë profesionale shërbimet që trajtohen ose ofrohen nga spitali.
- Vlerëson nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhje për rritjen e nivelit të shërbimit.
- Siguron mbështetje për klientët, si para ashtu edhe pas marrjes së shërbimeve.
- Përgatit raport javor për ecurinë e punës.
Kualifikimet
- Të ketë arsim universitar ose përvojë të mëparshme në menaxhim biznesi.
- Mosha mesatare të mos kalojë 35 vjeç.
- Të jetë e rregullt, serioze, energjike, ambicioze dhe me aftësi të mira komunikimi.
- Të zotërojë aftësi në organizim dhe menaxhim.
- Të njohë gjuhën italiane dhe turke.
Paga përcaktohet përmes negocimit, sipas përvojës së punës dhe aftësive të kandidatit.