Përshkrimi
Trita Hospital, në kuadër të zgjerimit të veprimtarisë së vet, synon të angazhojë një Konsulent/e Shitje me Page Baze + % te kenaqshme.
Në këtë rol, personi i përzgjedhur do të merret me sigurimin dhe administrimin e klientëve të rinj, si edhe me organizimin sa më efikas të rezervimeve dhe anulimeve, krahas përgjegjësive të tjera të paraqitura më poshtë.
Detyrat
- Kryen me korrektësi dhe në mënyrë efikase telefonata me klientët për t’u dhënë informacion mbi shërbimet që ofron spitali.
- Ofron sqarime për vizitorët lidhur me shërbimet e spitalit.
- Njihet dhe punon me sistemet e menaxhimit të spitalit.
- Bën rezervime duke ndjekur procedurat standarde të operimit.
- Bashkërendon punën dhe komunikon rregullisht me Departamentin e Marketingut.
- Mban dhe përditëson skedarët dhe raportet sipas kërkesave të përcaktuara.
- Siguron regjistrimin e saktë të të gjitha rezervimeve, paketave dhe zbritjeve speciale.
- Menaxhon dhe përcjell konfirmimet në përputhje me kërkesat e klientëve.
- Zbaton politikën e spitalit për rezervimet e garantuara dhe për rastet kur klienti nuk paraqitet në spital.
- Kujdeset të mbledhë informacionin e nevojshëm për zonat që paraqesin interes, me qëllim kontaktimin e klientëve sipas sezoneve të caktuara.
Kualifikimet
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të italishtes dhe anglishtes.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të tregojë vëmendje të lartë ndaj detajeve.
- Të ketë përvojë në trajtimin e çështjeve që lidhen me shërbimin ndaj klientit dhe të jetë bashkëpunues.
- Të jetë fleksibël dhe i aftë të përshtatet me situata të ndryshme në punë.
Dokumentet e kërkuara