Përshkrimi i punës
Tirana International Hotel & Conference Center'' ka hapur një vend pune për pozicionin Coordinator/e në Departamentin e Rezervimeve.
Kriteret e kualifikimit
- Kërkohet përfundimi i arsimit të lartë; përparësi kanë degët Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze, si kusht i domosdoshëm, si dhe i gjuhës Italiane.
- Nevojiten të paktën 5 vjet përvojë në role të ngjashme.
- Përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit vlerësohet si përparësi.
- Kërkohen aftësi komunikuese në nivel shumë të mirë.
- Nevojiten njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike dhe të internetit.
- Kërkohet paraqitje e mirë personale.
- Nevojitet aftësi për të bashkëpunuar në skuadër.
- Kërkohet aftësi për të përballuar dhe menaxhuar fluksin e punës.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Referenca përkatëse me numra kontakti, që mbështesin të gjitha kriteret e renditura më sipër.