Përmbledhja e pozicionit
Geci SHPK kërkon të punësojë Inxhinier/e Ndertimi Infrastrukture rrugore ne Zbatim. Pozicioni është në Rajoni Tirane.
Përgjegjësitë
- Të përgatisë dhe të monitorojë grafikun e punimeve në përputhje me projektin dhe planin e organizimit.
- Të hartojë dhe të verifikojë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, preventivin, situacionet dhe dokumente të tjera përkatëse.
- Të garantojë që punimet të realizohen sipas politikave të kompanisë.
- Të marrë në dorëzim punimet e zbatuara dhe të zhvillojë inspektime të rregullta.
- Të hartojë raporte ditore dhe javore mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat përkatëse.
Kërkesat për kualifikim
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Infrastrukturë/Transport.
- Të ketë mbi 5 vite përvojë pune në zbatimin e ndërtimeve të infrastrukturës rrugore.
- Të ketë përvojë në hartimin e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivëve dhe dokumenteve të tjera përkatëse.
- Të zotërojë shumë mirë programet inxhinierike, si Autocad, si edhe Paketa Office dhe programe të tjera përkatëse.
- Përparësi përbëjnë përvoja në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë dhe zotërimi i mirë i gjuhës angleze.
Për secilin nga kriteret e renditura më sipër kërkohen referenca përkatëse, të shoqëruara me numra kontakti.
Dokumentet e kërkuara