Përshkrimi
Shoqëria Tirana Cash & Carry, me qendër në Prush, Tiranë, ushtron aktivitetin e saj në sektorin e distribucionit prej më shumë se 20 vitesh dhe është në kërkim të një Specialist Shitjesh.
Detyrat
- Siguron që të ketë porosi të pandërprera të mallrave, në mënyrë që ekipi i magazinës të mund të përmbushë planin e faturimit.
- Mban komunikim të mirë me klientët, identifikon çdo shqetësim që ata kanë në lidhje me magazinën dhe angazhohet që çështjet të marrin zgjidhje, duke njoftuar edhe administratorin kur është e nevojshme.
- Kujdeset që produktet e reja ose ato promocionale të shpërndahen në afat, sipas njoftimeve paraprake nga blerësit, duke përshtatur marketin me artikullin përkatës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të zotërojë përvojë në fushën e shitjeve.
- Të jetë person komunikues.