Përshkrimi
Tirana Cash & Carry, një kompani udhëheqëse në fushën e distribucionit me më shumë se 20 vite përvojë në treg, ka hapur një vend të lirë pune për rolin Specialist Finance.
Detyrat
- Mbikëqyr marzhin, shitjet, të hyrat dhe shpenzimet, si edhe përgatit raportime ditore, mujore, tremujore dhe vjetore për këta tregues.
- Plotëson formularët e TVSH, SIG, TAP dhe Tatim në Burim, kryen deklarimin e tyre online dhe siguron realizimin e pagesave brenda afateve të caktuara.
- Kryen rakordime me furnitorët, rregullon artikujt me minus, bën rivlerësime dhe verifikon kostot në sistem në baza ditore.
- Mban përgjegjësi për hedhjen e faturave në sistem dhe për pagesat ndaj furnitorëve, duke respektuar afatet kontraktuale dhe gjendjen e stokut.
- Zbaton edhe detyra të tjera shtesë të ngarkuara nga eprorët dhe i raporton ato brenda kohës së kërkuar.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë-Kontabilitet.
- Përvoja në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë njohuri të mira për sistemin Financa 5.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package, përfshirë Word, Excel dhe Power Point.
- Njohja e gjuhëve të huaja do të vlerësohet si avantazh.
Ofrohen kushte pune dhe pagë të kënaqshme.
Adresa e punës është në Prush, Vaqarr, Gropaj, Z. Kadastrale 1867, Magazina Nr.1, Tiranë, Shqipëri.