Përshkrimi
Thermalite Albania po kërkon të zgjerojë ekipin me një Menaxher Shitjesh për materiale ndërtimi, me fokus te produktet e termoizolimit, sistemet e thata dhe materialet e hidroizolimit për Qarkun e Elbasanit dhe zonat përreth.
Detyrat
- Të krijojë kontakte të reja në territorët e përcaktuara nga drejtuesi i departamentit të shitjeve.
- Të kujdeset për ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Të realizojë përdorimin dhe shitjen direkte, përmes furgonit, të produkteve të vogla që përfshihen në gamën e artikujve të tregtuar drejtpërdrejt.
- Të dallojë blerës të rinj potencialë dhe të ndërtojë marrëdhënie biznesi me ta.
- Të hartojë ofertat dhe të ndjekë verifikimin e pagesave.
- Të punojë në koordinim me departamentet e tjera të kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë në shitje ose në një rol të njëjtë apo të ngjashëm për të paktën 6 muaj.
- Të zotërojë njohuri mbi produktet e industrisë.
- Të ketë aftësi të mira në organizim dhe planifikim.
- Të shfaqë kompetenca të forta komunikuese dhe negociuese.
- Arsimi universitar konsiderohet përparësi.
- Të disponojë leje drejtimi, të paktën Klasi B.