Përshkrimi
Shoqëria Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Sh.A., kompania mëmë e Thermalite, Albania, kërkon të angazhojë një Inxhinier Ndërtimi.
Detyrat
- Zbaton projektin teknik duke respektuar specifikimet, standardet dhe afatet e përcaktuara në kontratë.
- Organizon dhe udhëheq ekipet e punës në terren.
- Mbikëqyr sasinë dhe cilësinë e punimeve, si edhe materialet që përdoren gjatë procesit.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me institucionet mbikëqyrëse dhe me palët kontraktuese lidhur me ecurinë e punimeve.
- Përgatit dhe administron në tërësi dosjen teknike të objektit, duke përfshirë:
- Hartimin dhe mirëmbajtjen e librezave të masave.
- Plotësimin e situacioneve mujore dhe atyre përfundimtare.
- Mbajtjen e ditarit të punimeve.
- Dokumentimin me fotografi të etapave të zbatimit.
- Përgatitjen e dokumentacionit tjetër të nevojshëm për dorëzimin e objektit.
- Kryen punë në zyrë për përgatitjen e preventivave dhe shqyrtimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të një kantieri.
Kualifikimet
- Ka përvojë pune në zbatimin e punimeve infrastrukturore dhe ndërtimore.
- Zotëron njohuri shumë të mira për përgatitjen dhe administrimin e dosjes teknike.
- Ka aftësi të avancuara në hartimin e librezave të masave dhe të situacioneve financiare.
- Njeh legjislacionin, standardet teknike dhe praktikat e zbatimit në fushën e ndërtimit.
- Ka aftësi të mira organizative e bashkëpunuese dhe mund të punojë në kushte dinamike terreni.
- Përdor mirë programet AutoCAD, Excel dhe programe për përpunimin e të dhënave teknike.