Përmbledhje
Teleperformance Albania, një lider global në sektorin e Shërbimit ndaj Klientit, po kërkon një Psikolog/e.
Përgjegjësitë kryesore
- Analizimi i sjelljes së punonjësve lidhur me motivimin, lidershipin, stresin, klimën e punës dhe kulturën organizative.
- Ndërtimi i raporteve të frytshme me punonjësit për të ofruar zgjidhjet më të përshtatshme në rrethana të ndërlikuara.
- Zbulimi i mundësive për ta bërë më efikas procesin e punës dhe përdorimi i metodave inovative për përmbushjen e suksesshme të detyrave.
- Vlerësimi i cilësive të forta të punonjësve dhe i kompetencave të tyre profesionale.
- Ndihma për punonjësit në përballimin e stresit gjatë punës.
- Shqyrtimi, bashkërendimi dhe ndërhyrja në administrimin e sjelljeve të punonjësve në kompani.
- Gjetja e mënyrave për të ngritur cilësinë e jetës në punë, përfshirë produktivitetin, menaxhimin dhe motivimin e stafit.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Psikologji dhe Licensë.
- Përvojë e mëparshme në këtë profil pune.
- Kompetenca të mira ndërpersonale.
- Aftësi shumë të zhvilluara komunikimi.
- Durim dhe kapacitet për dëgjim aktiv.
- Besueshmëri së bashku me ndjenjë përgjegjësie.
- Ndjeshmëri dhe empati.
- Aftësi të mira për mendim kritik.
Ju mirëpresim!