Përshkrimi
TELEPERFORMANCE ALBANIA, kompani globale udhëheqëse në shërbimet e Contact Center, që vepron në Shqipëri në Tiranë dhe Durrës, po kërkon për zyrën e saj në TIRANE:
Të dhëna për pozicionin
- Lloji i punës: Part-time, 4 orë në ditë
- Vendndodhja: Tiranë
- Kërkesë e detyrueshme: Aplikanti duhet të jetojë në Tiranë, sepse puna kërkon prani fizike në zyrë.
Mjek Pune
Detyrat
- Të ofrojë mbështetje mjekësore për të gjithë stafin.
- Të realizojë ekzaminime mjekësore periodike.
- Të ndjekë dhe kontrollojë gjendjen shëndetësore të punonjësve çdo 6 muaj.
- Të përgatisë dhe të certifikojë dokumentacionin mjekësor.
- Të krijojë, plotësojë dhe administrojë kartelat mjekësore.
- Të japë ndihmë mjekësore në rast të shqetësimeve shëndetësore dhe, kur kërkohet, t’i drejtojë punonjësit te specialistët, përfshirë rastet e sëmundjeve profesionale.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Mjekësi.
- Licencë e vlefshme për ushtrimin e profesionit të mjekut në Shqipëri.
- Përvojë e mëparshme në rolin e mjekut.
- Njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit.
- Aftësi të shkëlqyera për komunikim dhe bashkëpunim.
- Qasje profesionale dhe etikë në punë.
- Njohja e gjuhës italiane konsiderohet avantazh gjatë përzgjedhjes.
- Kandidati duhet të jetë banues në Tiranë.