Mundësi Punësimi
TEB Sh.A është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar BNP Paribas.
TEB tani është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar për pozitën e Zyrtar per Kontroll - Kontrolli i Perhershem Operacional Transversal në Zyrën Qendrore.
Përgjegjësitë:
- Kryerja e aktiviteteve të kontrollit në vend (‘on-site’) dhe në nivel qendror në Departamentet e Zyres Qendrore
- Përcjellja e progresit të planit të veprimit të KPO-së dhe dhënia e rekomandimeve
- Informimi i Mbikëqyrësit / Menaxherit të Departamentit në rast se konstatohen gabime të theksuara gjatë ekzekutimit të transaksioneve
- Sigurimi i konfidencialitetit të informacionit të marrë për Bankën dhe klientët tanë
- Dhënia e sugjerimeve lidhur me përmirësimin, zhvillimin e detyrave të tij / saj
- Mirëmbajtja sa i përket paraqitjes së mjedisit të punës në përputhje me karakteristikat dhe imazhin e Bankës, duke shmangur qëndrimet dhe sjelljet që dëmtojnë dinjitetin e profesionit bankar
- Përcjellja e politikave dhe procedurave gjatë kryerjes së kontrolleve dhe nëse identifikohet ndonjë boshllëk, të raportohet zbulimi i tij
- Ndihma në sigurimin e raporteve të kërkuara nga Mbikëqyrësi / Menaxheri,
- Ndjekja e trajnimeve të identifikuara për të
- Realizimi i PRL-së (Plani Rezervë i Likuiditetit) të L1M (linjës së parë të mbrojtjes) të Grupit të deleguar për MAD - Thesarin dhe Tregun Lokal të Kapitalit
- Detyra e Aktivitetit të Caktuar të Tregut
- Kryerja e Vetë-Vlerësimit të Rrezikut dhe Kontrollit për MAD -Thesarin dhe Tregun Lokal të Kapitalit
- Pjesëmarrja në përgatitjen e Komitetit të Sjelljes
- Kryerja e detyrave sipas kornizës së KPO -T
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë universitare
- Minimumi 3 vite përvojë në sektorin bankar ose në fushën e Auditimit / Kontrollit të Brendshëm, Pajtueshmërisë dhe Thesarit
- Aftësi për të punuar në grup dhe për zgjidhjen e problemeveAftësi për kërkimin dhe mbledhjen e të dhënave
- Aftësi të mira komunikuese si me shkrim ashtu edhe me gojë
- Aftësi për të përgatitur plan të punës dhe menaxhim të kohës
- Aftësi për të analizuar dhe vlerësuar rrezikun dhe raportet
- Njohuri për politikat dhe procedurat rregullative të brendshme dhe të jashtme
- Aftësi për të punuar nën presion
- Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze