Mundësi Praktike
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Asistent i Shitjes për Persona Fizik në Degën e Rahovecit.
Përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe rekrutimi i klientëve – personave fizik
- Shitja dhe kontakti për/ me individë për produkte bankare
- Analizimi i gjendjes financiare të klientit
- Propozimi i kredive për aprovim
- Mbledhja e depozitave për klientët – personat fizik
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
- Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
- Preferohet eksperiencë në shitje profeionale
- Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
- Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe aftësi të ndërtojë marrëdhënie të mira me palë
- Njohuri të mira të MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze