Mundësi për punësim
TEB, një prej bankave më të njohura në Kosovë, është pjesë e një brendi të njohur bankar në Turqi dhe mbështetet nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas.
TEB kërkon 2 kandidatë të kualifikuar për pozitën e Menaxher për Marrëdhënie me NVM në Degën në Prizren.
Detyrat kryesore:
- Të zhvillojë një portofol të qëndrueshëm nëpërmjet qasjes së shitjes direkte.
- Të vlerësojë rastet e kreditimit dhe t’i propozojë ato për aprovim.
- T’u ofrojë klientëve shërbim të përkushtuar dhe të krijojë marrëdhënie profesionale me ta.
- Të përcjellë prirjet e tregut dhe të raportojë përshtypjet lidhur me të.
- Të përfaqësojë bankën në treg duke respektuar politikat dhe procedurat e saj.
- Të kryejë edhe detyra të tjera përkatëse.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë nga Fakulteti Ekonomik ose në Administrim Biznesi.
- Preferohen 1-2 vite përvojë në sektorin bankar, veçanërisht në segmentin NVM.
- Përvoja tjetër në biznes me prapavijë analitike konsiderohet përparësi.
- Përvoja profesionale në shitje është e preferueshme.
- Kuptim i mjedisit të biznesit, si edhe i trendeve dhe zhvillimeve të tij specifike.
- Njohje e produkteve dhe shërbimeve bankare.
- Preferohen njohuri të përgjithshme për sistemin bankar.
- Aftësi shumë të mira komunikimi me klientë të brendshëm dhe të jashtëm.
- Njohuri të mira të MS Office.
- Aftësi për punë efikase në ekip.
- Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze.
- Patentë shoferi e Kategorisë B.