Përshkrimi
Tabi Construction po kërkon të angazhojë një Arkitekte.
Kompania, e cila vepron në ndërtim dhe real estate, kërkon një Arkitekte me kompetenca në shitje dhe në komunikim me klientët. Kandidatja do të ndërthurë ekspertizën në arkitekturë me aftësitë tregtare dhe të shitjes.
Detyrat
Detyrat kryesore:
- Zhvillimi i komunikimit dhe organizimi i takimeve me klientë të mundshëm.
- Prezantimi i projekteve, apartamenteve dhe produkteve të kompanisë.
- Këshillimi i klientëve sipas kërkesave të tyre dhe veçorive teknike të pronës.
- Hartimi dhe paraqitja e materialeve teknike e vizuale.
- Shoqërimi i klientit që nga kontakti fillestar deri në mbylljen e shitjes.
- Gjetja dhe zhvillimi i mundësive të reja për shitje.
- Bashkërendimi i punës me departamentin teknik, arkitekturën dhe ekipin e shitjeve.
- Shfrytëzimi i njohurive arkitekturore për promovimin dhe argumentimin profesional të produktit.
- Ruajtja e komunikimit të rregullt me klientët dhe përcjellja e kërkesave të tyre.
Kualifikimet
- Diplomë në Arkitekturë.
- Përvojë në arkitekturë dhe/ose shitje; përvoja në ndërtim apo real estate konsiderohet e preferuar.
- Njohuri të mira të programeve për projektim dhe prezantim.
- Aftësi shumë të mira për komunikim dhe negocim.
- Aftësi për ta prezantuar dhe për ta argumentuar bindshëm një produkt.
- Fokus te klienti dhe rezultatet.
- Aftësi për të kuptuar kërkesat e klientit dhe për t'i shndërruar në zgjidhje konkrete.
- Organizim, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
Ofrojmë
- Mjedis pune profesional.
- Angazhim në projekte serioze dhe dinamike.
- Mundësi për zhvillim profesional.