Rreth pozicionit
Tabi Construction kërkon një Shefe Finance që do të drejtojë aspektet financiare dhe fiskale të veprimtarisë së kompanisë, me theks të posaçëm te sektori i ndërtimit.
Detyrat kryesore
- Administrimi dhe mbikëqyrja e proceseve financiare e kontabël të kompanisë.
- Hartimi dhe verifikimi i raporteve financiare periodike.
- Monitorimi i faturave të shitjes e blerjes, si edhe i arkëtimeve dhe pagesave.
- Verifikimi dhe rakordimi i llogarive të kontabilitetit.
- Ndjekja e kostove dhe shpenzimeve në projektet e ndërtimit.
- Përgatitja dhe monitorimi i pasqyrave financiare për projektet.
- Bashkërendimi i punës me njësitë e prokurimit, administratës dhe menaxhimit të projekteve.
- Përgatitja e dokumenteve për deklarimet tatimore dhe koordinimi me institucionet përkatëse.
- Shqyrtimi i dokumentacionit financiar dhe garantimi i zbatimit të procedurave të brendshme.
- Ndihma në hartimin e buxheteve, cash-flow dhe analizave financiare.
- Kryerja e angazhimeve të tjera financiare dhe administrative, sipas kërkesave të kompanisë.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të përafërt.
- Të paktën 5 vite përvojë pune në role të financës/kontabilitetit.
- Përvoja e mëhershme në kompani ndërtimi konsiderohet një avantazh i rëndësishëm.
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit fiskal dhe e kontabilitetit shqiptar.
- Përvojë në mbikëqyrjen financiare të projekteve të ndërtimit.
- Zotërim shumë i mirë i Microsoft Excel dhe i programeve financiare/kontabël.
- Aftësi të zhvilluara analitike dhe organizative.
- Përgjegjshmëri, saktësi dhe aftësi për punë të pavarur.
- Komunikim efektiv dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.