Spitali Amerikan 2 kërkon të punësojë Mami Profesioniste
Spitali Amerikan 2 po zgjeron stafin dhe kërkon një Mami Profesioniste për t'u bashkuar me ekipin e saj. Në këtë rol do të kujdesesh për gruan gjatë përgatitjes për lindje, procesit të lindjes dhe pas lindjes, duke qenë një mbështetje thelbësore në momentet më të rëndësishme.
Përditshmëria jote do të përfshijë monitorimin e nënës dhe fetusit, asistimin e mjekut gjatë lindjes, kujdesin ndaj të porsalindurit dhe këshillimin e nënës për ushqyerjen dhe mirëqenien. Do të punosh në një ambient shëndetësor profesional, ku kujdesi, saktësia dhe përkushtimi ndaj njeriut janë në qendër.
Kjo është një mundësi e mirë për të zhvilluar karrierën tënde në një institucion shëndetësor të njohur, ku vlerësohet ekspertiza dhe përkushtimi ndaj pacientëve.
Angazhimet
- Ofron kujdes gjatë përgatitjes për lindje, procesit të lindjes dhe pas lindjes
- Përgatit dhe siguron funksionalitetin e ambienteve të paralindjes, sallës së lindjes normale dhe cezariane, duke garantuar pajisjet dhe materialet e nevojshme
- Monitoron gruan dhe fetusin, përgatit nënën sipas protokolleve spitalore dhe siguron kryerjen e testeve të nevojshme
- Asiston mjekun gjatë lindjeve natyrale dhe/ose cezariane
- Asiston në daljen e placentës, siguron integritetin e saj dhe monitoron gjendjen e nënës menjëherë pas lindjes
- Asiston në suturimin e epiziotomisë/laceracioneve/incizionit operator dhe monitoron parametrat vitale të nënës pas lindjes
- Ofron ndihmë për lehonën, përfshirë asistencën/edukimin për ushqyerjen me gji
- Monitoron gruan pas lindjes, kontraktimin e uterusit dhe parametrat vitale; observon dhe raporton çdo shenjë komplikacioni postpartum
- Observon për shenja të depresionit post-partum dhe informon mjekun nëse është e nevojshme
- Ofron këshillim dhe trajnim për kujdesin personal të nënës dhe të porsalindurit (higjienë, ushqyerje dhe mirëmbajtje të shëndetit)
- Kryen detyra të tjera brenda fushës profesionale sipas nevojës dhe kërkesës
Sqarime të tjera
- Edukimi dhe eksperienca: diplomë universitare Mami ose Infermieri-Mami, e lëshuar nga një institucion i akredituar nga autoritetet shqiptare, ose diplomë e ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit për ata që kanë studiuar jashtë vendit
- Kryerja e Masterit Mami ose Infermieri-Mami përbën avantazh
- Të disponojë Lejen për Ushtrimin e Profesionit të lëshuar nga Urdhri i Infermierit në Shqipëri
- Eksperiencë pune mbi 5 vite si mami/infermiere mami në institucione shëndetësore analoge