Fillo rrugëtimin tënd profesional te Spitali Amerikan në rolin e Asistent/e Stomatolog/e dhe bëhu pjesë e një ekipi që kujdeset për shëndetin e pacientëve çdo ditë. Do të mbështesësh stomatologun gjatë ndërhyrjeve, duke u kujdesur që çdo pacient të ndihet i qetë dhe i sigurt.
Në përditshmërinë tënde do të përgatisësh instrumentet, do të kujdesesh për sterilizimin dhe dezinfektimin sipas protokolleve dhe do të mbash rregull e higjienë në ambientin e klinikës. Do të punosh krah profesionistësh të fushës, në një mjedis ku saktësia dhe kujdesi ndaj pacientit janë prioritet.
Ky pozicion i përshtatet dikujt të organizuar, korrekt dhe komunikues, që dëshiron të zhvillohet në fushën e stomatologjisë. Nëse je i/e përkushtuar dhe të tërheq kujdesi shëndetësor, Spitali Amerikan të pret në ekipin e tij.