Spitali Amerikan 2 kërkon të punësojë Mami Profesioniste
Spitali Amerikan 2 është në kërkim të një Mami Profesioniste për të zgjeruar stafin e tij me kandidatë të përkushtuar. Në këtë rol, do të jesh pranë nënave në një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre, duke ofruar kujdes profesional dhe të ngrohtë.
Puna jote e përditshme do të përfshijë kujdesin gjatë përgatitjes për lindje, procesit të lindjes dhe pas lindjes, monitorimin e nënës dhe fetusit, si dhe asistimin e mjekut gjatë lindjes. Do të ofrosh gjithashtu këshillim dhe mbështetje për lehonën dhe të porsalindurin.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për t'u bërë pjesë e një institucioni shëndetësor të njohur, ku përkushtimi, profesionalizmi dhe kujdesi ndaj pacientit janë në qendër.
Përgjegjësitë
- Kujdesi gjatë përgatitjes për lindje, procesit të lindjes dhe pas lindjes
- Përgatit dhe siguron funksionalitetin e ambienteve të paralindjes, sallës së lindjes normale dhe asaj cezariane, duke garantuar pajisjet dhe materialet e nevojshme
- Monitoron gruan dhe fetusin, përgatit nënën sipas protokolleve spitalore dhe sigurohet që janë kryer testet e nevojshme
- Asiston mjekun gjatë lindjes natyrale dhe/ose me cezariane
- Asiston në daljen e placentës, sigurohet për integritetin e saj dhe monitoron gjendjen e nënës menjëherë pas lindjes
- Asiston në suturimin e epiziotomisë/laceracioneve/incizionit operator dhe monitoron parametrat vitale të nënës pas lindjes
- Ofron ndihmë për lehonën, përfshirë asistencën/edukimin për ushqyerjen me gji
- Monitoron gruan pas lindjes, kontraktimin e uterusit dhe parametrat vitale; observon dhe raporton në kohë çdo shenjë të mundshme komplikacioni postpartum
- Observon për shenja të depresionit post-partum dhe informon mjekun nëse është e nevojshme
- Ofron këshillim dhe trajnim për kujdesin personal të nënës dhe të porsalindurit, higjienën, ushqyerjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit
- Kryen detyra të tjera brenda fushës profesionale sipas nevojës dhe kërkesës
Informacione shtesë
- Diplomë universitare Mami ose Infermieri-Mami, të lëshuar nga një institucion i akredituar nga autoritetet shqiptare, ose një diplomë të ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit për ata që kanë studiuar jashtë vendit
- Kryerja e Masterit Mami ose Infermieri-Mami përbën avantazh
- Të disponojë Lejen për Ushtrimin e Profesionit të lëshuar nga Urdhri i Infermierit në Shqipëri
- Eksperiencë pune mbi 5 vite si mami/infermiere mami në institucione shëndetësore analoge