Përshkrimi
SPAR e nisi veprimtarinë e saj si rrjet marketesh dhe hiper marketesh në një market hollandez në vitin 1932 dhe sot shtrihet me mbi 13,300 njësi në 48 vende të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi, risi dhe një portofol prej 40.000 produktesh që kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 105 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër kompanitë udhëheqëse në këtë sektor.
Pozicioni i hapur është Social Media Specialist, në Departamentin e Marketingut.
Qëllimi kryesor i kësaj pozite është të mbështesë Departamentin e Marketingut në hartimin dhe zbatimin e praktikave dhe strategjive që ndihmojnë në arritjen e objektivave të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Harton, zhvillon dhe zbaton strategjitë e rrjeteve sociale për të gjithë markën.
- Menaxhon përmbajtjen në disa platforma të rrjeteve sociale, përfshirë Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn, You –Tube, TIK-TOK, portalet me pagesë dhe kanale të tjera, duke ndjekur tendencat e tregut.
- Identifikon të dhëna të dobishme dhe prirje të fushatave në rrjetet sociale përmes analizave mujore të të dhënave, sipas modelit të ofruar nga menaxheri.
- Përdor të dhënat për të orientuar fushatat dhe publikimet në të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale.
- Siguron që komunikimi në të gjitha platformat të jetë në përputhje me dizajnin e fushatës kryesore, mesazhin që duhet përcjellë dhe afatet e përcaktuara.
- Bashkëpunon me agjenci dhe palë të ndryshme të interesit, si ekipet e markës, për të përditësuar informacionin mbi produktet e reja, ndryshimet e çmimeve dhe informacione të tjera të rëndësishme për industrinë, gjithmonë në përputhje me planin.
- Koordinon punën me palë të jashtme si agjenci digjitale dhe influencer, i informon sipas planit, siguron prova për detyrat e realizuara dhe dërgon raportet përkatëse.
- Mbikëqyr, angazhon dhe zgjeron komunitetet online duke zbatuar praktikat më të mira të menaxhimit të komunitetit.
- Kontrollon vazhdimësinë e markës së kompanisë duke respektuar brand book, duke ndjekur angazhimin dhe reagimet e klientëve në kohë reale, si edhe trafikun në fushatat e rrjeteve sociale.
- Vëzhgon dhe analizon komunitetet dhe kanalet sociale të konkurrentëve në baza mujore, duke i përfshirë gjetjet në raportin mujor.
- Menaxhon projekte në përputhje me strategjinë e rrjeteve sociale dhe strategjinë e përgjithshme të marketingut digjital.
- Ruajnë tonin zyrtar të markës së kompanisë dhe kontribuon në rritjen e njohjes së saj.
- Kthen përgjigje ndaj email-eve të menaxherit dhe palëve të tjera brenda 8 orësh; edhe kur detyra nuk është përfunduar ende, duhet të japë njoftim se procesi është në vijim.
- Ndjek dhe përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas procedurave për çdo shërbim, artikull apo event të blerë nga Social Media Specialist dhe stafi që varet prej tij/saj.
Kualifikimet
Kualifikime:
Arsimi: Diplomë Bachelor në marketing, komunikim ose fushë të ngjashme
Përvoja: 1-2 vite përvojë në media digjitale, përfshirë social media, email marketing dhe content marketing
Kualifikime të tjera:
- Përvojë në graphic design, web design dhe video production.
- Njohuri pune në HTML, CSS dhe gjuhë të tjera programimi.
- Njohuri pune në Photoshop, InDesign dhe programe të tjera dizajni.
- Përvojë me Google Analytics dhe mjete të tjera për gjurmim dhe raportim.
- Njohje me praktikat më të mira të SEO.
Kompetenca personale:
- Kuptim i fortë si i teknologjisë, ashtu edhe i biznesit.
- Aftësi për të menaxhuar në mënyrë efikase kohën dhe projektet për të përmbushur afatet.
- Shkathtësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale, si edhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Mëson shpejt dhe përshtat teknikat sipas kërkesave.
- Njohje të thellë të platformave kryesore të rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn, YouTube dhe Pinterest.
- Mendësi krijuese dhe gatishmëri për të sjellë ide të reja për përmbajtje tërheqëse.
- Aftësi të forta në analizën e të dhënave për të vlerësuar treguesit kryesorë të suksesit të fushatave me Google Analytics ose mjete ekuivalente.
- Frymë bashkëpunimi dhe gatishmëri për të punuar me palë të ndryshme të brendshme të interesit.