Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka zanafillën në një market në Holandë në vitin 1932 dhe sot shtrihet në më shumë se 48 shtete me mbi 13,300 pika shitjeje. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania vepron edhe në Shqipëri, duke sjellë cilësi dhe risi përmes një asortimenti prej 40.000 produktesh, të cilat kanë vendosur një standard të ri në tregun vendas. Me 118 markete dhe 6 hipermarkete, SPAR pozicionohet mes emrave kryesorë në këtë kategori.
Përmbledhja e Pozicionit:
Synimi kryesor i kësaj pozite është të ofrojë shërbim efikas dhe cilësor për klientët, duke mbajtur në rregull hapësirën që i është caktuar. Veprimtaria e përditshme përfshin sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë zonën promocionale të departamentit përkatës.
Pozicioni: Shitëse, Sistemues/e & Kasier/e QTU.
Departamenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Tiranë.
Detyrat
- Të ketë njohuri shumë të mira për produktet dhe përdorimin e tyre, për magazinën e sektorit përkatës si edhe për funksionimin e dyqanit në tërësi.
- Të mbajë banakët dhe magazinën të pastra dhe të sistemuara.
- Të verifikojë produktet përpara ekspozimit, duke u siguruar që etiketat, barkodet, çmimet dhe elemente të tjera të jenë sipas standardeve të shitjes.
- Të ndjekë datat e skadencës për sektorin përkatës.
- Të prezantojë produktet specifike dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e testerave.
- Të marrë pjesë në inventarët e sektorit.
- Të zotërojë informacion të gjerë mbi stokun aktual të sektorit përkatës.
- Të komunikojë me korrektësi dhe mirësjellje me klientët dhe kolegët.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme.
- Përvoja e ngjashme në punë konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Të jetë i/e aftë të përdorë të gjitha pajisjet e nevojshme për realizimin e punës.
- Të ofrojë shërbim efikas ndaj klientit në situata të ndryshme pune.