Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka fillesën në një dyqan në Holandë në vitin 1932 dhe sot shtrihet me më shumë se 13,300 njësi në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania ushtron aktivitet edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi, risi dhe një gamë prej 40.000 produktesh që kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 118 markete dhe 6 hipera, SPAR numërohet ndër kompanitë udhëheqëse në këtë kategori.
Pozicioni i hapur është Menaxher/e Marketi Golem në departamentin Operacional, me vendndodhje në Kavajë.
Qëllimi i këtij roli është të garantojë rezultat pozitiv për dyqanin përmes administrimit të kostove direkte. Personi në këtë detyrë mban përgjegjësi për funksionimin e përgjithshëm të dyqanit, përfshirë mirëmbajtjen, cash-in, blerjet dhe shërbimin ndaj klientit.
Detyrat
- Të monitorojë dhe të mbajë nën kontroll shpenzimet direkte të dyqanit.
- Të mbikëqyrë ecurinë e procesit të porosive.
- Të administrojë nivelet e stokut dhe të marrë vendime të rëndësishme lidhur me kontrollin e tij.
- Të organizojë sistemimin e produkteve në rafte duke zbatuar sistemin FIFO.
- Të zbatojë planogramet e përcaktuara nga departamentet përgjegjëse.
- Të sigurojë që aktivitetet promocionale të prezantohen në kohë dhe në kushtet më të mira të mundshme.
- Të mbajë përgjegjësi për cash-in dhe për kryerjen e transaksioneve të tij në bankë.
- Të inkurajojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit, duke garantuar sigurinë teknike të mallrave dhe të personelit.
- Të presë dhe të trajtojë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve, duke i referuar ato te departamentet përkatëse sipas natyrës së problemit.
- Të krijojë kushtet më të favorshme të shitjes për departamentet e produkteve të freskëta.
- Të kontrollojë zbatimin dhe respektimin e standardeve të higjienës së përcaktuara për dyqanin.
- Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar ose zgjidhur çështje urgjente.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Të ketë përfunduar studimet universitare.
- Të ketë 3 vite përvojë pune në një dyqan shitjeje me pakicë.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë ndjekur trajnime që lidhen me menaxhimin, shitjen dhe fusha të ngjashme.
Aftësi të tjera:
- Të jetë i/e aftë të punojë në ekip.
- Të ketë aftësi drejtuese, vendimmarrëse dhe planifikuese.
- Të komunikojë në mënyrë efektive me partnerë dhe klientë.
- Të ofrojë shërbim efikas ndaj klientit në çdo situatë.