Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e nisi veprimtarinë në një market holandez në 1932. Sot ai operon me mbi 13,300 markete në 48 vende të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania vepron edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe inovacion përmes një përzgjedhjeje prej 40.000 produktesh që kanë vendosur një standard të ri në tregun vendas. Me 118 markete dhe 6 hipermarkete, SPAR është ndër kompanitë udhëheqëse të sektorit të tij.
Pozita e Përgatitës malli (Picker) i përket Departamentit të Logjistikës dhe ndodhet në Tiranë.
Qëllimi i rolit është përzgjedhja dhe përgatitja e saktë e produkteve sipas porosive, për të mbështetur realizimin e shpejtë dhe efikas të kërkesave të përditshme.
Detyrat
- Përgatit mallrat sipas procedurave të përcaktuara dhe picking routes.
- Përzgjedh e përgatit produktet në përputhje me karakteristikat e tyre.
- Kryen të gjitha veprimet me Terminal për të garantuar saktësinë e pikingut.
- Siguron ruajtjen dhe përdorimin e duhur të RF Terminalit.
- Mban përgjegjësi për saktësinë e përgatitjes së mallrave, sipas llojit dhe sasisë së kërkuar.
- Gjatë pickingut, raporton çdo pako të gjetur të hapur.
- Gjatë pickingut, përdor vetëm paketime, pako dhe paleta në gjendje të mirë, jo të dëmtuara.
- I trajton mallrat me kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë procesit të punës.
- Ruhet produktiv gjatë orarit të punës dhe përmbush normën sipas standardeve të përcaktuara.
- Kryen gjithashtu detyra të tjera të caktuara nga Mbikqyrësi.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Edukimi: Duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Eksperiencat e punës: Përvoja e mëparshme në magazinim ose në përzgjedhjen e porosive është e preferueshme.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri kompjuterike në paketën Microsoft Office.
- Të dijë të përdorë në nivel bazë pajisje skanuese ose lista porosish.
Aftësi të tjera:
- Të karakterizohet nga vëmendja ndaj detajeve, saktësia dhe integriteti.
- Të jetë i aftë të punojë në një mjedis dinamik dhe në ekip.
- Të mund të bashkëpunojë në ekip dhe të punojë nën mbikëqyrje.
Dokumentet e kërkuara