Përshkrimi
Smart Processes sh.p.k synon të angazhojë një Junior Front-End Developer të motivuar, i/e gatshëm/me të avancojë në aspektin profesional dhe t’i bashkohet ekipit.
Detyrat kryesore
- Krijimi dhe mirëmbajtja e ndërfaqeve për aplikacione web.
- Kthimi i kërkesave funksionale dhe dizajneve në faqe web që funksionojnë.
- Bashkërendimi me zhvilluesit Back-End për lidhjen e ndërfaqeve me API dhe databaza.
- Verifikimi dhe përmirësimi i aplikacioneve për pajisje e shfletues të ndryshëm.
- Gjetja dhe zgjidhja e çështjeve teknike.
- Mbajtja e dokumentacionit për punën e kryer dhe ndjekja e standardeve të kodimit.
- Kontributi aktiv në projektet dhe aktivitetet e ekipit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare ose status studenti/e në Informatikë, Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike apo fusha të përafërta.
- Njohje të HTML, CSS dhe JavaScript.
- Njohuritë fillestare në një framework Front-End, si React, Angular ose Vue.js, konsiderohen përparësi.
- Kuptim bazë të programimit të orientuar nga objektet.
- Njohuri fillestare për integrimin dhe shfrytëzimin e API-ve.
- Shkathtësi analitike, organizative dhe të komunikimit.
- Aftësi për punë të pavarur, si edhe në ekip.
- Zotërim shumë të mirë të gjuhës angleze.
- Gatishmëri për të mësuar teknologji të reja.
- Përgjegjshmëri, besueshmëri, integritet dhe etikë profesionale.
Përvoja e mëhershme nuk kërkohet, ndërsa projektet personale, akademike ose praktikat profesionale vlerësohen si avantazh.
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja.
- Dokumente të tjera që dëshmojnë kualifikimet.