Përshkrimi
Smart Processes sh.p.k po kërkon një Junior Back-End Developer të motivuar, i/e gatshëm/me të avancojë aftësitë teknike dhe të japë kontribut në projektet e kompanisë.
Detyrat kryesore
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e funksioneve Back-End të aplikacioneve.
- Shqyrtimi dhe zbatimi i kërkesave funksionale e teknike të projekteve.
- Ndërtimi dhe integrimi i API-ve dhe shërbimeve web.
- Krijimi, administrimi dhe optimizimi i databazave relacionale.
- Testimi i kodit, zbulimi i çështjeve dhe korrigjimi i tyre.
- Ruajtja e cilësisë, sigurisë dhe mirëmbajtshmërisë së zgjidhjeve të krijuara.
- Përgatitja e dokumentacionit për kodin dhe proceset e zhvillimit.
- Punë e përbashkët me zhvilluesit Front-End dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare ose status studentor në Informatikë, Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme.
- Njohuri themelore të programimit të orientuar nga objektet.
- Njohuri në një apo disa teknologji Back-End, si .NET/C#, PHP ose teknologji të përafërta.
- Njohuri të mira për databazat relacionale, përfshirë SQL Server, MySQL ose Microsoft Access.
- Njohuri bazike për zhvillimin dhe integrimin e API-ve.
- Aftësi të mira për analizë dhe zgjidhje të problemeve.
- Shkathtësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi për trajtimin paralel të disa detyrave dhe prioriteteve.
- Gatishmëri për të mësuar teknologji të reja.
- Përgjegjshmëri, besueshmëri, integritet dhe etikë profesionale.
Përvoja e mëhershme nuk kërkohet, ndërsa projektet personale, akademike apo praktikat profesionale do të vlerësohen si përparësi.