Shield Recruitment & HR po rekruton për pozitën Teknik i Ndërtimtarisë, me 2 vende pune, për një klient të saj që është kompani e njohur ndërkombëtare në sektorin e ndërtimit.
Lokacioni i punës: Benghazi, Libi
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
- Përcjell realizimin e punimeve në çdo fushë dhe fazë të tyre, në terrenin e objektit ose objekteve të kantierit.
- Administron burimet njerëzore, materialet dhe financat gjatë kryerjes së punimeve përkatëse në kantier.
- Zbërthen në hollësi planin e organizimit të punimeve dhe e vë atë në zbatim në kantier.
- Identifikon nevojat që paraqiten në kantier dhe bashkërendon veprimet me inxhinierin përgjegjës.
- Kontrollon ecurinë e punës së punëtorëve në pozicionet e tyre në kantier dhe njofton inxhinierin ose arkitektin përgjegjës për gjendjen faktike.
- Harton raporte çdo javë, të shoqëruara me vizatime, fotografi ose prova të tjera.
- Kontrollon mirëmbajtjen e instrumenteve, veglave, pajisjeve dhe materialeve të punës në hapësirat përkatëse.
- Respekton dhe zbaton kërkesat për sigurinë në punë dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Realizon me saktësi veprimet themelore për dhënien e ndihmës së shpejtë.
- Ushtron veprimtarinë profesionale në përputhje me parimet etike.
- Krahas përgjegjësive të renditura, kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
- Lista e mësipërme e detyrave dhe përgjegjësive ka karakter orientues.
Kualifikimet e nevojshme:
- Arsim i mesëm profesional në ndërtimtari.
- Përvojë pune prej së paku 3 vitesh në fushën e ndërtimtarisë, në kantier.
- Zotësi të mira në marrëdhëniet ndërpersonale dhe në bashkëpunimin në ekip.
- Motivim personal dhe vullnet për të marrë përsipër përgjegjësi.