Ndertimtari & InxhinieriJashtë Vendit3 javë më parëFull Time
Shield Recruitment & HR po rekruton një Inxhinier i Makinerisë (HVAC) (1 vend pune) për një klient të saj, një kompani ndërkombëtare e njohur që vepron në ndërtim.
Pozicioni ushtrohet në Benghazi, Libi.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
Të drejtojë mbikëqyrjen dhe bashkërendimin e punimeve mekanike, duke përfshirë HVAC, ventilimin, ajrin e kondicionuar, instalimet hidrosanitare dhe sistemet kundër zjarrit, sipas fushëveprimit të punimeve.
Të analizojë dhe të bashkërendojë vizatimet mekanike dhe shop drawings.
Të verifikojë përputhshmërinë e instalimeve mekanike me vizatimet, kërkesat teknike dhe standardet përkatëse.
Të bashkëpunojë me disiplinat e arkitekturës, strukturës dhe disiplinat e tjera MEP, me qëllim parandalimin e konflikteve.
Të hartojë dhe të ndjekë RFIs që lidhen me çështjet teknike të mekanikës.
Të shqyrtojë dhe të miratojë nga ana teknike material submittals dhe pajisjet mekanike.
T’i ofrojë asistencë teknike ekipit në kantier dhe nënkontraktorëve të punimeve mekanike.
Të ndjekë ecurinë e punimeve mekanike dhe të përgatisë raporte në mënyrë periodike.
Të bashkërendojë testimet, komisionimin dhe pranimin e sistemeve mekanike.
Të garantojë respektimin e kërkesave për shëndetin dhe sigurinë në punë (HSE).
Të marrë pjesë në takimet për çështje teknike dhe bashkërendimin e punimeve.
Kualifikimet e kërkuara:
Të ketë përfunduar studimet universitare me diplomë në Inxhinieri Mekanike.
Të ketë minimum 3–5 vite përvojë si Mechanical Engineer; përvoja në projekte spitalore ose në objekte komplekse parapëlqehet.
Të zotërojë gjuhën angleze në komunikimin me gojë dhe me shkrim.
Të ketë njohuri të mira për HVAC, sistemet e ventilimit dhe instalimet mekanike.
Njohja e standardeve ndërkombëtare përbën përparësi.
Të përdorë me aftësi të mira AutoCAD, Revit MEP dhe MS Office; njohuritë në BIM përbëjnë përparësi.
Të jetë në gjendje të lexojë dhe të interpretojë dokumentacionin vizatimor mekanik.
Aftësitë personale:
Të shfaqë zotësi të mira në bashkërendim dhe analizë.
T’u kushtojë kujdes të veçantë hollësive dhe cilësisë teknike.
Të jetë i aftë të zgjidhë problemet që lindin në terren.
Të komunikojë në mënyrë profesionale dhe të bashkëpunojë me ekipin.
Të përballojë punën nën presion duke iu përmbajtur afateve.
Afati përfundimtar është 30 Tetor 2026, në 16:00.
Kontaktimi do të bëhet vetëm me kandidatët, CV-ja e të cilëve përmbush kriteret.