Përshkrimi
Select Hill Resort po kërkon të angazhojë një Recepsionist/e.
Detyrat
- Pret klientët dhe u ofron ndihmë gjatë regjistrimit dhe largimit nga resorti.
- Ofron informacione të sakta për shërbimet, aktivitetet dhe hapësirat e resortit.
- Trajton me profesionalizëm thirrjet telefonike, email-et dhe kërkesat e klientëve.
- Administron rezervimet, konfirmimet dhe ndryshimet e tyre në sistemin e menaxhimit.
- Zgjidh me mirësjellje dhe efikasitet ankesat ose shqetësimet e klientëve.
- Koordinon punën me departamentet e tjera, përfshirë housekeeping, mirëmbajtjen dhe restorantin, për të siguruar përvojë të plotë për klientët.
- Menaxhon pagesat, faturimin dhe dokumentacionin përkatës.
- Mban zonën e recepsionit të pastër dhe të rregullt.
- Ruhet niveli i lartë i shërbimit dhe prezantimi profesional i resortit.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë e mëhershme në recepsion ose në role të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbimin ndaj klientit.
- Njohja e gjuhëve të huaja: anglishtja është e detyrueshme, ndërsa gjuhët e tjera konsiderohen përparësi.
- Aftësi për organizim dhe për menaxhimin e situatave nën presion.
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve për rezervime.
- Paraqitje e rregullt, sjellje profesionale dhe qëndrim pozitiv.