Bashkohu ekipit tonë!
SaaSity kërkon punonjës/e që flet suedisht
Nëse të pëlqen puna me klientë dhe e zotëron suedishten rrjedhshëm, mund të jesh kandidati/ja që po kërkojmë.
SaaSity po kërkon punonjës/e të angazhuar, të fokusuar në zgjidhje, për departamentin e shërbimit ndaj klientit dhe suportit në Suedi.
Detyrat e punës:
- Të ofroni shërbim profesional për klientët nëpërmjet telefonit, e-mailit dhe chat-it.
- Të asistoni klientët me pyetjet e tyre dhe të gjeni zgjidhjet e përshtatshme.
- Të garantoni standard të lartë shërbimi dhe përvojë pozitive për klientët.
Kërkojmë nga ju:
- Të flisni dhe të shkruani rrjedhshëm suedisht (detyrueshme).
- Të keni njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh).
- Të demonstroni komunikim të mirë dhe qasje të orientuar ndaj klientit.
- Të keni njohuri bazë për përdorimin e kompjuterit.
- Të jeni të përgjegjshëm, të saktë dhe të aftë për punë në ekip.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Trajnim dhe orientim fillestar të paguar.
- Ambient pune modern dhe frymëzues.
- Mundësi të favorshme për zhvillim brenda kompanisë.
- Ekip të angazhuar me karakter ndërkombëtar.
Vendi i punës:
Prishtinë