Marketing & Communications Coordinator
Bashkohu me ekipin e SaaSity nëse je i/e organizuar, krijues/e dhe e apasionuar pas komunikimit të qartë. Ndihmo ekipet të shndërrojnë idetë në mesazhe që informojnë, frymëzojnë dhe lënë gjurmë.
Ideja → Koordinimi → Përmbajtja → Rishikimi → Publikimi
Do ta mbash procesin në lëvizje, nga koncepti deri te publikimi.
Çfarë do të bësh?
- Do të bashkërendosh projekte të marketingut dhe komunikimit për disa kompani.
- Do të administron përmbajtjen e faqeve të internetit, newsletter-ave, rrjeteve sociale dhe LinkedIn.
- Do të grumbullosh informacion nga ekipe të ndryshme dhe do ta kthesh në komunikim të qartë.
- Do të organizosh krijimin e përmbajtjeve dhe materialeve vizuale.
- Do të menaxhosh përmbajtje në disa gjuhë dhe do të ndjekësh afatet e projekteve.
- Do të përgatitësh materiale për aprovim dhe do të mbështesësh ekipet në komunikimin me klientët.
Çfarë kërkojmë?
- Të jesh i/e organizuar, i/e besueshëm/me dhe i/e orientuar drejt rezultateve.
- Të komunikosh mirë, si me shkrim ashtu edhe me gojë.
- Të kesh aftësi të mira shkrimi dhe ta thjeshtosh informacionin kompleks.
- Të jesh i/e rehatshëm/me në bashkëpunim me ekipe ndërkombëtare.
- Të përdorësh AI tools për shkrim, përkthim dhe krijim përmbajtjeje.
- Të jesh i/e aftë të koordinosh mes ekipeve dhe personave që marrin vendime.
- Të kesh interes për SaaS, teknologji, produkte digjitale dhe komunikim B2B.
- Të ndihesh i/e sigurt duke punuar afër menaxhmentit.
- Të mund të menaxhosh feedback dhe proceset e aprovimit.
- Të jesh praktik/e, i/e angazhuar dhe i/e përqendruar në realizim.
Përvoja që konsiderohet përparësi
- Përvojë me projekte faqesh interneti ose me përdorimin e CMS.
- Eksperiencë në newsletter-a dhe email marketing.
- Publikime në LinkedIn dhe rrjete sociale.
- Përvojë në Marketing B2B ose SaaS.
- Bashkëpunim me dizajnerë, zhvillues ose ekipe shitjeje.
- Menaxhim i përmbajtjeve në disa gjuhë.
- Përdorim i AI tools për shkrim, përkthim dhe prodhim përmbajtjeje.
Dokumentet e kërkuara
- CV (në anglisht)
- Një paragraf i shkurtër që shpjegon pse je i/e interesuar
- Shembuj pune ose projektesh, nëse ke
Vendi i punës
Prishtinë
Komunikim i qartë, projekte me ndikim dhe zhvillim së bashku. Bëhu pjesë e një ekipi ndërkombëtar që krijon zgjidhje dhe përvoja me vlerë.