Përshkrimi i punës
ROAL FOOD ka hapur një vend pune për Asistente Blerjesh.
Me mbi 20 vite përvojë, ROAL FOOD ushtron aktivitetin në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Kompania kërkon aktualisht një Asistente Blerjesh për të ndihmuar Departamentin e Blerjeve me administrimin dhe bashkërendimin e proceseve të tij.
Përgjegjësitë
- Të ndihmojë Departamentin e Blerjeve në përgatitjen e porosive dhe ndjekjen e ecurisë së tyre.
- Të administrojë dhe të arkivojë dokumentet e blerjeve, kontratat dhe faturat.
- Të monitorojë afatet e dorëzimit të porosive dhe të raportojë çdo vonesë.
- Të mbajë të përditësuara në sistemet e kompanisë të dhënat për furnitorët dhe produktet.
- Të hartojë raporte mbi veprimtarinë e blerjeve.
Kërkesat për kualifikim
- Kërkohet diplomë universitare, me preferencë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të përafërta.
- Përvoja në role administrative apo në fushën e blerjeve vlerësohet si përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira për organizimin e punës dhe menaxhimin e kohës.
- Nevojiten aftësi të mira për të komunikuar dhe për të bashkëpunuar në ekip.
- Kërkohet kujdes ndaj hollësive dhe aftësi në punën me dokumentacionin.
- Nevojitet njohje e mirë e paketës Microsoft Office, sidomos e Excel.
- Njohja e anglishtes vlerësohet si përparësi.
Dokumentet e kërkuara