Roal Food është kompani me më shumë se 20 vite përvojë në importimin dhe distribuimin e produkteve ushqimore. Për ekipin në Tiranë, kompania kërkon një Menaxher/e Marketingu të talentuar. Kompania operon në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon, duke ofruar brande ekskluzive të cilësisë së lartë. Pozita u përshtatet personave që dëshirojnë të zhvillojnë e udhëheqin strategjinë e marketingut në një kompani me traditë të konsoliduar dhe synime për zgjerim të mëtejshëm.
Në rolin e Menaxher/e Marketingu, do të kontribuoni drejtpërdrejt në hartimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut. Do të punoni në një mjedis dinamik, me mbështetjen e plotë të ekipit, duke ndikuar në të ardhmen e Roal Food dhe duke avancuar karrierën tuaj në marketing.
Përgjegjësitë strategjike
Menaxher/e Marketingu do të hartojë strategjinë e marketingut për Roal Food, do të përcaktojë pozicionimin e markave në treg dhe do të planifikojë buxhetin e marketingut. Roli përfshin koordinim me drejtuesit e shitjes dhe logjistikës, për të garantuar mbështetje të vazhdueshme ndaj objektivave komerciale dhe operacionale.
Përgjegjësitë operative
Do të drejtoni Trade Marketing Specialist dhe Content & Graphic Designer, në mënyrë që aktivitetet në terren dhe materialet vizuale të reflektojnë strategjinë e kompanisë. Gjithashtu, do të kujdeseni për ndërthurjen e marketingut digjital me marketingun tradicional.
Përgjegjësitë analitike
Roli përfshin ndjekjen e rezultateve të fushatave, vlerësimin e tregut dhe konkurrencës, si edhe hartimin e raporteve periodike për aktivitetet e marketingut.
Përgjegjësi të tjera të mundshme
Do të krijoni bashkëpunime me furnitorë dhe marka ndërkombëtare për iniciativa të përbashkëta, si dhe do të organizoni evente, përfshirë panaire dhe degustime. Përgjegjësitë përfshijnë gjithashtu administrimin e reputacionit të kompanisë dhe trajnimin e stafit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Jeni të mirëpritur!