Agikons sh.p.k. eshte nje kompani ndertimi me mbi 30 vite eksperience ne treg, e vleresuar nderkombetarisht per cilesine e larte te ndertimit. Pika me e forte e kompanise eshte stafi yne, ndaj kujdesemi te krijojme nje ambient mikprites, profesional dhe motivues, ku cdo punonjes vleresohet per kontributin dhe rezultatet e tij.
Ne kuader te zhvillimit te kompanise, Agikons sh.p.k. kerkon te punesoje Specialist/e te Burimeve Njerezore.
Detyrat:
- Administron dhe perditeson dosjet fizike dhe elektronike te punonjesve sipas procedurave te kompanise.
- Pergatit, administron dhe arkivon kontratat individuale te punes dhe dokumentacionin perkates.
- Ndjek procedurat ligjore dhe administrative per punesimin e punonjesve vendas dhe te huaj.
- Pergatit dokumentacionin e nevojshem per punonjesit e huaj ne bashkepunim me institucionet dhe agjencite perkatese.
- Perditeson databazen e punonjesve dhe siguron saktesine e te dhenave.
- Ploteson dhe administron regjistrat e punonjesve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
- Ndjek ndryshimet e statusit te punonjesve (emerime, levizje, ndryshime kontratash, largime etj.) dhe pergatit dokumentacionin perkates.
- Siguron administrimin korrekt te dokumentacionit sipas kerkesave ligjore dhe procedurave te kompanise.
- Mbeshtet proceset e vleresimit, trajnimit dhe zhvillimit profesional nga ana administrative.
- Bashkepunon me departamentet e tjera per ceshtje administrative qe lidhen me personelin.
- Raporton tek Drejtori i Burimeve Njerezore.
Kualifikimet:
- Te kete perfunduar arsimin e larte ne Drejtesi, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike ose fusha te ngjashme.
- Te kete minimumi 2 vite eksperience ne administrimin e Burimeve Njerezore.
- Te njohe legjislacionin e punes dhe procedurat administrative te personelit.
- Te zoteroje shume mire gjuhen angleze, ne te folur dhe ne te shkruar.
- Te kete aftesi shume te mira organizative dhe vemendje ndaj detajeve.
- Te zoteroje shume mire paketen Microsoft Office.
- Eksperience ne administrimin e dokumentacionit per punonjesit e huaj perben avantazh.
- Te kete etike profesionale, konfidencialitet dhe aftesi shume te mira komunikimi.