Përshkrimi
Po kërkohet një Teknik Montues për sisteme VRF- HVAC dhe kondicionerë për një klient që vepron në industrinë e sistemeve HVAC (Heating, Ventilation and Air Conditioning).
Detyrat
- Kryen instalimin dhe montimin e sistemeve VRF, HVAC dhe kondicionerëve.
- Merret me riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve dhe pjesëve përbërëse të tyre.
- Verifikon përmes testimit funksionimin korrekt të pajisjeve të instaluara.
- Udhëzon klientët për përdorimin e duhur të pajisjeve.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme ose një kualifikim të barasvlershëm.
- Të zotërojë Certifikim NATE në gjashtë specialitete dhe Certifikim EPA.
- Të ketë minimumi 10 vite përvojë si teknik shërbimi.
- Të ketë njohuri të thelluara për funksionimin e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit.
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbim ndaj klientit.
- Të disponojë Leje Drejtimi.
- Të jetë fleksibël për punë në terren.
Kushtet
- Orari i punës është nga e Hëna deri të Premten, 08:00 – 16:30.
- Të Shtunën punohet nga 08:00 deri në 13:00.
- Paga ofrohet në vlerën 80,000 ALL + (+ Dieta ne baze KM).
- Kërkohet eksperiencë.
- Vendndodhja e punës është te Rrethrrotullimi TEG.