Ndertimtari & InxhinieriDurrës1 javë më parëFull Time
Përshkrimi
PROGEEN sh.p.k. vepron në tregun Shqiptar që nga viti 2013, në sektorin e ndërtimit, si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Kompania mbështetet te profesionalizmi, besueshmëria dhe standardi i lartë i ndërtimit, duke integruar zgjidhje bashkëkohore në secilin projekt. PROGEEN i jep rëndësi të veçantë kapitalit njerëzor të profesionistëve, të cilët i konsideron vendimtarë për suksesin e çdo projekti.
Progeen kërkon një Inxhinier HSE për të kontribuar në krijimin e një ambienti pune të sigurt, në përputhje me standardet më të larta. Pozita është e përshtatshme për kandidatë me përvojë në menaxhimin e rreziqeve, trajnimin e stafit dhe zbatimin e politikave HSE.
Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE) Vendndodhja: Durrës
Detyrat
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
Zbaton dhe mbikëqyr politikat e procedurat e shoqërisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Planifikon dhe zhvillon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe për stafin e nënkontraktorëve.
Organizon dhe administron dokumentacionin teknik e ligjor që ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punë.
U ofron punonjësve trajnim për njohjen, kuptimin dhe përdorimin e DVR-së në veprimtaritë e përditshme.
Realizon kontrolle të përditshme në kantier për të evidentuar dhe menaxhuar rreziqet, si edhe për të kontrolluar respektimin e masave të sigurisë.
Evidenton dhe largon rreziqet e mundshme përmes masave parandaluese e korrigjuese, në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë.
Informon dhe trajnon stafin për procedurat e evakuimit në situata emergjente, sipas planit të sigurisë.
Grumbullon dhe arkivon regjistrat e inspektimeve, trajnimeve, aksidenteve dhe të gjitha veprimtarive që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.
Harton raporte javore të hollësishme për gjendjen e sigurisë në kantier, të cilat u paraqiten drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve dhe menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Mban komunikim të rregullt me drejtorin e kantierit për zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme, si edhe me menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Përpilon, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit ndaj situatave të paparashikuara ose aksidenteve, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse.
Kontrollon që i gjithë stafi të ketë pranuar pajisjet mbrojtëse individuale (PMI), si dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të dorëzimit.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe aftësitë kryesore:
Diplomë në Inxhinieri.
Mbi 2 vjet eksperiencë pune.
Vërtetimet përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë konsiderohen avantazh.
Njohuri për përdorimin e paketës MS OFFICE.
Njohje e gjuhës angleze.
Aftësi për zgjidhjen e problemeve.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.