Përshkrimi
PROGEEN sh.p.k. vepron në tregun shqiptar që nga viti 2013, në sektorin e ndërtimit, si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Kompania mbështetet te profesionalizmi, besueshmëria dhe standardet e larta të ndërtimit, duke integruar zgjidhje moderne në secilin projekt. PROGEEN i jep rëndësi të veçantë kapitalit njerëzor profesional, të cilin e konsideron vendimtar për suksesin e projekteve.
Progeen kërkon Specialist/e Prokurimesh me profil inxhinierik dhe përvojë në kompanitë e ndërtimit.
Pozicioni: Specialist/e Prokurimesh (njohës i materialeve të ndërtimit)
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhje e rolit: Në një kompani ndërtimi, Specialisti i Prokurimeve ndërton dhe administron databazën e shitësve dhe furnitorëve në përputhje me objektivat e kompanisë. Ai/ajo menaxhon procedurat e prokurimit sipas kërkesave, duke respektuar buxhetet e projekteve të veçanta të kompanisë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Hulumton dhe vlerëson furnitorë potencialë për të siguruar produktet dhe/ose materialet e nevojshme, në përputhje me specifikimet dhe kërkesat e projektit.
- Harton kërkesat për ofertë bazuar në nevojat për produkte dhe/ose materiale të përcaktuara nga departamentet e ndryshme të kompanisë.
- Shqyrton ofertat e pranuara dhe informacionet e tjera përkatëse për të përzgjedhur ofertën më të përshtatshme sipas kërkesave të projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve.
- Zhvillon takime me furnitorët për të përcaktuar kushtet e shitjes dhe disponueshmërinë e produkteve dhe/ose materialeve, si edhe negocion kushte më të favorshme oferte.
- Bashkëpunon me furnitorët dhe/ose departamentin e logjistikës për porositë, me qëllim që ato të arrijnë në kohë dhe të zgjidhen çështjet lidhur me porositë e papërmbushura.
- Krijon dhe përditëson databazat, statistikat dhe raportet për furnitorët dhe shitësit.
- Harton, ndjek dhe përditëson planin e prokurimeve sipas kërkesave të kantiereve të Kompanisë.
- Informohet vazhdimisht për zhvillimet dhe prirjet e tregut.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera që mund t’i caktohen.
Kualifikimet
Aftësi shtesë:
- Diplomë në inxhinieri Ekonomike ose në degë të tjera inxhinierike.
- Përvojë e ngjashme pune në kompani ndërtimi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip, si dhe përkushtim për ndjekjen dhe përmbylljen e detyrave.
- Zotësi për t’i realizuar me sukses dhe brenda afateve objektivat e kërkuara.
- Aftësi analitike, negociuese dhe ndërpersonale.
- Njohuri për përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.
Përfitimet
- Ambient mikpritës e dinamik, me mundësi dhe hapësirë për rritje profesionale.
- Angazhim në projekte sfiduese.
- Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional.