ProCredit Bank kërkon të punësojë një individ të dedikuar dhe me eksperiencë në rolin e Këshilluesit të Klientit në degën e saj të Vlorës. Kandidati i përzgjedhur do të punojë në një ambient sa sfidues, aq dhe dinamik.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjës në prezantimin e bankës para klientëve të rinj dhe ekzistues, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët individë.
- Organizon dhe zhvillon takime me klientët e rinj.
- Përgjegjës për procesin e kredidhënies dhe depozitave për Klientët Individë, si dhe rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike.
- Këshillon klientin në përdorimin e shërbimeve bankare.
Kriteret për kandidatët:
- Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Klienti, e preferueshme mbi 2 vite.
- Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve bankare me klientë.
- Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me Klientin.
- Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
- Diplomë universitare (Bachelor ose Master).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
- Proaktiv, fleksibël, i hapur ndaj ndryshimeve.