Njoftim Për Vend Të Lirë Pune - Këshillues Biznesi
A jeni apasionuar për analizën financiare dhe botën e biznesit?
ProCredit Bank është në kërkim të një Këshilluesi Biznesi për Degën Qendrore në Tiranë, me fokus të fortë në analizën financiare dhe zhvillimin e klientëve biznes.
Nëse dëshironi të ndërtoni një karrierë afatgjatë në një bankë me standarde evropiane dhe të kontribuoni drejtpërdrejt në rritjen e bizneseve, kjo është mundësia juaj.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët biznes.
- Identifikimi i nevojave financiare dhe ofrimi i zgjidhjeve të personalizuara.
- Kryerja e analizave të detajuara financiare për klientët.
- Vlerësimi i riskut dhe identifikimi i mundësive për financim dhe zhvillim.
- Menaxhimi dhe zhvillimi i një portofoli cilësor klientësh.
- Pjesëmarrja aktive në komitetet e biznesit dhe propozimi i vendimeve bazuar në analizë të strukturuar.
- Monitorimi i performancës së klientëve dhe rekomandimi i strategjive për përmirësim.
Kriteret për kandidatët:
- Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi, e preferueshme mbi 2 vite, ne sektorin bankar.
- Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël/ të mesëm.
- Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
- Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me klientin.
- Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
- Diplomë universitare (Bachelor ose Master).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.