Ekipi i Postman është në zgjerim.
Postman ka shpallur vende të lira pune për:
- Korrier - Podujeve (2 Pozita)
- Korrier - Malisheve (1 Pozite)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kryen përzgjedhjen dhe skanimin e dërgesave që pranohen.
- Sistemon porositë hyrëse sipas rrugëve dhe adresave të dorëzimit.
- Kujdeset që çdo porosi të dorëzohet saktë dhe brenda afatit, në përputhje me rregullat postare dhe standardet e shërbimit.
- Kontakton klientët dhe i shpërndan dërgesat në adresat përkatëse.
- Garantohen që kërkesat dhe ankesat e klientëve të trajtohen me respekt dhe pa vonesa.
- Punon ngushtë me kolegët dhe mbikëqyrësit për të përmirësuar rrugët e dorëzimit, për të adresuar problemet gjatë dorëzimit dhe për të rritur efikasitetin e përgjithshëm si dhe kënaqësinë e klientëve.
- Duhet të ketë njohuri për terrenin përkatës që i përcaktohet nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet
- Përvoja në sektorin e shërbimeve postare konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikuese.
- Patent shofer me Kategori B është kusht i domosdoshëm.