Ekipi i Postman po zgjerohet!
Postman ka hapur konkurs për pozitën e mëposhtme:
- Korrier në Gjilan (3 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen përzgjedhjen dhe skanimin e dërgesave që pranohen.
- Sistemon porositë hyrëse sipas rrugëve dhe adresave të dorëzimit.
- Garanton që të gjitha porositë të dorëzohen me saktësi dhe brenda afatit, duke respektuar rregullat postare dhe standardet e shërbimit.
- Kontakton klientët me telefon dhe shpërndan dërgesat në adresat e tyre të sakta.
- Kujdeset që çdo kërkesë ose ankesë e klientëve të trajtohet me respekt dhe në kohë.
- Punon ngushtë me kolegët dhe mbikëqyrësit për të përmirësuar rrugët e dorëzimit, për të adresuar problemet gjatë shpërndarjes dhe për të rritur efikasitetin e përgjithshëm si dhe kënaqësinë e klientëve.
- Duhet të njohë terrenin përkatës që i përcaktohet nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Përvoja e punës në fushën e shërbimeve postare konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi.
- Patentë shoferi me Kategori B është e detyrueshme.