OMNES, në emër të një klienti të saj, kërkon të punësojë Kontabilist/e me eksperiencë në menaxhimin e proceseve financiare dhe kontabël për kompani të huaja, kryesisht kompani angleze.
Përgjegjësitë:
- Regjistrimi dhe kontrolli i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
- Përgatitja e pasqyrave financiare dhe raporteve periodike.
- Menaxhimi i deklarimeve tatimore dhe detyrimeve fiskale.
- Rakordimi i llogarive bankare dhe kontrolli i transaksioneve financiare.
- Bashkëpunimi me auditues, institucione shtetërore dhe partnerë të huaj.
- Ndjekja e procedurave kontabël dhe financiare sipas standardeve në fuqi.
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit për kompani me aktivitet ndërkombëtar.
- Mbështetje në proceset e planifikimit financiar dhe raportimit për drejtuesit e kompanisë.
Kërkesat:
- Të zotërojë licencë Kontabilisti/e.
- Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Eksperiencë pune me kompani të huaja, veçanërisht kompani angleze, përbën kusht të domosdoshëm.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe procedurave kontabël.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Njohuri të avancuara në Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi për të punuar me afate dhe për të menaxhuar një volum të lartë pune.
- Njohja e gjuhës angleze në nivel të mirë profesional.
Ofrohet:
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
- Kontratë e rregullt pune sipas legjislacionit në fuqi.
- Pagë konkurruese, e diskutueshme në bazë të eksperiencës dhe kualifikimeve.
Vendndodhja: 9-Katëshet, Tiranë.