OMNES Agency kërkon një Junior Marketing Specialist për të mbështetur ekipin e marketingut në aktivitetet e përditshme.
Vendndodhja: Tiranë
Orari: E hënë – E premte, 08:00 – 17:00
Fundjava: Pushim
Përgjegjësitë:
- Mbështetje në realizimin e aktiviteteve dhe fushatave të marketingut.
- Asistencë në përgatitjen e materialeve marketing.
- Koordinim dhe komunikim me partnerë dhe furnitorë.
- Mbështetje në organizimin e aktiviteteve promocionale.
- Ndjekje e publikimeve dhe materialeve të marketingut.
- Mbledhje informacioni mbi tregun dhe konkurrencën.
- Mbështetje administrative dhe operative për Drejtorin/en e Marketingut.
Kërkesat:
- Interes dhe dëshirë për zhvillim në fushën e marketingut.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Kreativitet dhe iniciativë.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Eksperienca e mëparshme në marketing përbën avantazh.
Çfarë ofrohet:
- Pagë 70,000 Lekë
- Orar 08:00 – 17:00
- E hënë – E premte
- Fundjava pushim
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë