Konkurs Pune
OCM International ka shpallur një vend të lirë pune për pozitën Zyrtare Administrative.
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të administrojë aspektet e kontabilitetit të zyrës dhe t’ia përcjellë kontabilistit të kompanisë të gjithë dokumentacionin përkatës kontabël.
- Të mbikëqyrë koordinimin e arkës së zyrës me departamentin e financave.
- Të menaxhojë agjendën personale të CEO-s dhe shërbimet e lidhura me të, përfshirë makinën e kompanisë, akomodimin, sigurimet, korrespondencën dhe transfertat.
- Të kujdeset për arkivimin e dokumentacionit të zyrës.
Kualifikimet dhe Përvoja:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Ekonomi, Banka dhe Financa, Administrim Biznesi ose në një fushë tjetër të ngjashme.
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.
- Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në administratë.
- Të jetë e gatshme për një ambient pune dinamik dhe për zhvillim profesional.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira në Microsoft Excel.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me klientë.