Konkurs pune
Menaxher/e i/e dyqanit
Lokacioni: Tek Qafa, rruga UÇK
Numero Uno Kosovë (numerouno_ks) po kërkon një Menaxher/e energjik/e, të organizuar dhe të motivuar për drejtimin e ekipit dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së përditshme të dyqanit në Fushë Kosovë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Ndjekja dhe realizimi i objektivave të shitjes.
- Organizimi, trajnimi dhe motivimi i stafit të dyqanit.
- Ofrimi i një përvoje shumë të mirë për klientët dhe trajtimi profesional i ankesave të tyre.
- Administrimi i stokut, pranimi i mallrave dhe kujdesi për renditjen e produkteve në dyqan.
- Mbajtja e paraqitjes vizuale të dyqanit.
- Dërgimi i raporteve ditore dhe javore për performancën e shitjeve te menaxhmenti qendror.
- Respektimi i politikave të brendshme të kompanisë.
- Organizimi i orareve të punës dhe shpërndarja e detyrave mes anëtarëve të ekipit.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë e mëparshme si menaxher/e ose në një pozitë udhëheqëse në shitje me pakicë; përvoja në sektorin e tekstilit/modës konsiderohet përparësi.
- Aftësi për punë të pavarur dhe për marrjen e vendimeve të shpejta.
- Aftësi për ta udhëhequr e motivuar ekipin drejt objektivave të përbashkëta.